Terroristët që lryen sulmet në aeroportin dhe metronë e Brukselit kishin përgatitur një masakër akoma më të madhe, hedhjen në erë të centraleve bërthamore.
Plani i frikshëm, që fatmirësisht nuk u vu në jetë u zbulua nga hetuesit belgë, pas ngjarjeve të së martës.
Plani për sulmin ndaj centraleve bërthamore u braktis pasi u arrestua terroristi Saleh Abdeslam.
Mësohet se dy vëllezërit El-Bakraoui po kishin vënë nën përgjim centralin bërthamor që ndodhet në periferi të Brukselit. Mediat belge flasin se autoritetet kanë gjetur 10 orë përgjime.
Por, pas arrestimit të Saleh Abdeslam, terroristët i trembeshin zbulimit dhe kapjes së tyre, ndaj kryen sulmet në aeroport dhe metro.