Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa më normal të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve Shqipëri (Shpresa) dhe Greqi, e cila do të zhvillohet sot më datë 24.03.2016, në orën 18:00, në Stadiumin Elbasan Arena.
Sa me sipër , sot më datë 24.03.2016, ju bëjmë me dije se:
- Në orën 15:00, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit, deri në përfundim të ndeshjes.
- Nga Bulevardi “Kamber Sejdini”, duke filluar nga Kryqëzimi i romëve deri tek Kryqëzimi I tapetave në orën 16:00, nuk do të lejohet lëvizja dhe parkimi i mjeteve.
Bëjmë me dije se hyrja e sportëdashësve do të fillojë në orën 16:00, me qëllim për të shmangur rradhët e gjata në hyrje për në Stadium.
Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 200 punonjës policie, nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan.
Nuk do te lejohet marrja e femijëve të mitur pa u pajisur me biletë
Të gjithë sportëdashesit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete:
- a) sende të forta,
- b) shishe (të çfarëdolloji)
- c) fishekzjarre
- d) monedha apo metale (të çfarëdolloji)
- e) çelësa të ndryshëm
Në të kundert NUK do të lejohen të futen në stadium.
Në hyrje të stadiumit do të kontrrollohen të gjithë sportëdashësit.
Të gjitha lokalet që ndodhen, përreth Stadiumit, nga ora 16:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes, të marrin masa të jenë të mbyllura.
Drejtoria Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë më datë 24 Mars lëvizjen e tyre me automjet brënda qytetit të Elbasanit, ç’ka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti.