Ende vijojnë të jetë të paqarta rrethanat e vdekjes së biznesmenit shqiptar nga Gjilani, Musah Hamiti.
Nga Prokuroria Themelore e Gjilanit thuhet se po priten raportet e ekzaminimeve dhe ato të autopsisë. Hamiti u gjet i vdekur në bodrumin e ashensorit të ndërtesës ku banonte në Gjilan.
Paraprakisht, ai ishte raportuar si i zhdukur. Dyshimet e para ishin se në se ai ishte rrëmbyer, për shkak se pas lirimit nga Burgu i Lipjanit, kishte pasur me vete mbi 86 mijë franga zvicerane. Mirëpo, këto para, 350 euro të tjera, tre telefona mobil dhe sende të tjera personale, janë gjetur në çantën e tij.