Kosova zyrtarisht është anëtare e Këshillit të Europës. Komiteti Politik miratoi sot në Paris anëtarësimin e Kosovës.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i PD-së Lulzim Basha, i pranishëm në Paris shprehet mirënjohës aleatëve të shqiptarëve për anëtarësimin e Kosovës në KiE.
Postimi i Bashës:
U kry!
Tani në Paris, Komiteti Politik sapo miratoi propozimin për antarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës.
Një hap jetik që i hap rrugë vendimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe Këshillit të Ministrave.
Mirënjohje aleatëve të shqiptarëve për mbështetjen e dhënë.
Urime Kosovë/m.j