Sekretari per marredheniet me publikun ne PD zyrtare, Edvin Kulluri, duke komentuar arrestimin e kryebashkiakut ne detyre te Himares Jorgo Goro, si dhe denimin e Belerit per korrupsion zgjedhor, eshte shprehur se te dyja palet kane abuzuar me Himaren, si zona me e lakmuar e vendit.
Kulluri tha se pala socialiste e ka pasur si drejtor Goron qe firmoste per oligarket, nderkohe qe opozita iu pergjigj me kandidimin e Belerit, si nje njeri qe akuzohet per rekorde kriminale.
“Une nuk behem as me platfgormat helenike e as platformat e tjera, pasi njerezit e mij e kane lare me gjak Llogarane kunder ketyre platformave, nga viti 1912 deri me 1914. Jane lapidaret atje ne gjithe Laberine. Dhe nga ana tjeter pse une duhet te mbeshtes nje kryeminister qe ben si patriot, nderkohe qe nje kryeminister patriot nuk i hap deren vjedhjes se prones se trasheguar. pasi Kushtetuta thote se ka vetem tyre menyra se si perfitohet nje prone: Trashegimi, shitblerje, dhurim. Nuk ka kushtetuta grabitjen si koncept per pronen private, apo presionin ndaj privatit se une te firmos kontraten nese ti….”, eshte shprehur Kulluri ne Euronew Albania, per gazetaren Sidorela Gjoni.