Një tragjedi e madhe në Algjeri, në futbollin e moshave teksa një 17-vjeçar humbi jetën pas një goditje në duel me kundërshtarin.
Goditja ishte e rëndë duke e prekur në abdominale, dhe ndërsa një tjetër faktor ishte edhe përplasja e kokës në tokë.
Një tjetër fatkeqësi për djaloshin ishte edhe fakti se prezent nuk kishte ambulancë dhe doktorë, teksa 17-vjeçari u transportua në spital me një makinë të zakonshme. Për fat të keq, mjekët nuk ia dolën ta shpëtonin pavarësisht përpjekjeve./m.j