Serbia ende nuk ka dhënë sinjale për ndryshim të qëndrimit të saj karshi vendimit për reciprocitet nga Kosova, raporton KTV. Nga 21 marsi, nuk është nisur asnjë maune me naftë apo gaz drejt vendit tonë. Ministrja Hykmete Bajrami, që e mori këtë vendim, thotë se për këtë çështje nuk u arrit pajtim as në bisedimet teknike në Bruksel. Sipas saj, më lehtë është pajtuar Serbia të pranojë mallrat “Made in Kosova” sesa këto dokumentacione.
Reciprocitet mund të ketë edhe Shqipëria nëse vërtetohen shkelje me eksportin e vezëve.
Bajrami ka bërë të ditur se një komision nga kjo ministri do të niset të enjten drejt Shqipërisë, për të hetuar dyshimet për vezët edhe pse shoqata në Kosovë nuk u ka dhënë asnjë informatë të kërkuar rreth këtij dyshimi.