Deputeti i PS-së, Petro Koçi nga Komisioni Hetimor parlamentar për çështjet e shëndetësisë, ka bërë apel për vetëpërmbajtje në këtë mbledhje, ndërsa i kujtoi pozicionin e saj Albana Vokshit.
Ai tha se komisionet në të shkuarën kanë qenë një njollë e zezë për parlamentarizmin.
“Është një nga komisionet hetimore me arsye të qëndrueshme. Fillimi i punimeve të këtij komisioni, nuk është i mbarë. Është përsëritje e një historie. Komisionet janë njollë e zezë e parlamentarizmit dhe këtu janë thirrur skifterët e palëve. Këtu duhet të gjykohet urtësia e gjykimit. Ndaj roli i moderatorit është i rëndësishëm. Në rastin që Kuvendi ju ka zgjedhur juve si kryetare, duhet të ishte diçka e mbarë. Ndaj mos të kemi të njëjtën histori. Kacafytje në gjithë procesin dhe procedurat e këtij komisioni. Etika dhe rregullsia në këtë komision, varet nga ai që drejton. Do ju ftoja që të ishit në përputhje me mandatin e këtij komisioni. Duhet të kërkojmë të vërtetën për çështje të rëndësishme. Paracaktimi sjell zhvillime të mbrapshta.”, tha ai duke replikuar me Sajmir Korreshin.
/a.r