Mbrëmjen e djeshme në “Ferma VIP”, fermerët kanë patur një diskutim në dhomën e gjumit, ku rreth shtratit ishin mbledhur Dijonisi, Xhesika Polo, Çiljeta, Dite dhe Roberti.
Ishte pikërisht ky i fundit që nisi diskutimet se në Fermë po nisin flirtet e para.
Ditea po tregonte për një nga eksperiencat e saj në televizion, ndërkohë që Roberti i heq flokët nga fytyra. Kjo skenë nuk i ka shpëtuar Xhesikës e cila nuk ka humbur kohë për të nisur me ngacmimet.
“E di çfarë është konsensusi. Pyete a mund t’i prek flokët. Ku e di ti si i ka hallet ajo. Ndoshta është burri duke e pritur. Ndoshta është duke të pritur edhe ty ndonjë”, i drejtohet Xhesika-Robertit.
Ditea nuk ka reaguar për ngacmimet, por gjithsesi konfirmoi se nuk ka dikë që e pret jashtë. Edhe Roberti i dha shenjat e para gjatë bisedës.
Ditea: Kam qene në një emision, me një përsonazh që unë e dua shumë.
Roberti: Mashkull?
Ditea: Po
Roberti: Çfarë flet? Do të më bësh xheloz.
Kjo bisedë ka bindur Xhesikën e cila ka përfunduar:
“Besoj se jemi njohur mjaftueshëm për ti bërë disa batuta, por fakti është se ka një të vërtetë aty brenda. Me ato sytë e tua flirtues.”