Përmes një postimi në rrjetin social, Ambasada Amerikane në kryeqytet i ka bërë thirrje qytetarëve të Vlorës dhe të gjithë atyre qe jetojnë në qytetin bregdetar, që të vijnë për të studiuar në Shtetet e Bashkuara.
Ja çfarë shkruan ambasada në postimin e saj:
“Jetoni në Vlorë dhe jeni të interesuar të studioni në Shtetet e Bashkuara dhe në Europë? Mos e humbisni rastin për të mësuar rreth këtyre mundësive!
Bashkohuni me ne ditën e Enjte, 24 Mars në orën 11:00 në Qendrën për Informim të BE-së. Një zyrtar i Zyrës Konsullore në Ambasadën Amerikane, këshilluesit e Qendrës së Këshillimit EducationUSA si dhe përfaqësues të Rrjetit të Informacionit të BE-së do të jenë aty për t’ju përgjigjur të gjitha pyetjeve tuaja.”