Vlora është përzgjedhur si “Qyteti Europian i Sportit për vitin 2024 mes 13 vendeve të tjera Europiane, ç’ka është zyrtarizuar çelja e saj me aktivitete sportive në Lungomare.
E gjithë dita u shoqërua me aktivitete të ndryshme, si ‘street basket’ apo edhe aktivitete dedikuar fëmijëve me sindromën Down.
Kryetari i Bashkisë së Vlorës Ermal Dredha thotë se këto aktivitete do të jenë prezentë gjatë gjithë vitit, ndërsa e cilëson këtë titull si një mundësi e mirë promovimi për Vlorën.
Në aktivitetet e planifikuara, morën pjesë edhe shtetas nga qytete të ndryshme Europiane.