Një bandë e kultivimit dhe shpërndarjes së drogës është shkatërruar këtë të mërkurë nga ana e policisë së Durrësit, përmes operacionit Greps, në zonën e Fushë Krujës.
Në pranga kanë përfunduar 6 persona, ndërsa nën sekuestro janë vënë 2 automjete, disa telefona celularë si dhe një sasi prej rreth 20 kg drogë kanabis.
Të arrestuarit:
Ylli I.Tema ,33 vjeç , banues në Larushkë, Fushë-Krujë;
Artur I.Tema 27 vjeç , banues në Larushkë, Fushë-Krujë;
Gëzim Tema 37 vjeç, banues në Greps, Fushë-Krujë;
Indrit Kapllani 31 vjeç, banues në Tapizë, Fushë-Krujë;
Gani Rama 47 vjeç , banues në Mafsheq, Fushë-Krujë;
Edmond Matja 37 vjeç , banues në Fushë-Krujë.
Arrestimi i tyre u bë pasi në fshatin Greps, në Nikël të Fushë-Krujës, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit, Gëzim Tema, të pranishëm edhe shtetasit e tjerë të arrestuar, u kapën në flagrancë duke paketuar një sasi lënde narkotike, me qëllim për ta shitur në qytetin e Fushë-Krujës.
Provat materiale: rreth 20 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa; mjeti tip BMË me targa AA 303 KZ; mjeti tip Audi me targa AA 949 LE; 12 aparate telefoni celularë.