Një media lokale belge ka raportuar lajmin se kamikazi i dytë që ka shpërthyer veten në aeroport, në fakt ka qenë personi i cili deri më tani ishte shpallur në kërkim dhe i identifikuar me emrin Najim Laachraoui.
Lajmin e bën të ditur Reuters i cili i referohet mediave lokale belge. Pritet që lajmi të zyrtarizohet.
Këtë të mërkurë ka patur një sërë lajmesh konfuze në lidhje me atë që u karakterizua si personi me xhaketë të bardhë… fillimisht mediat raportuan se Laachraoui ishte arrestuar, por më pas lajmi u mohua.
Ditën e djeshme policia publikoi foton e terroristit duke kërkuar ndihmën e kutjod që mund ta identifikonte. Po të djeshmen, efektivët e forcave xheniere mundën të çaktivizojnë një bombë të tretë e cila nuk kishte shpërthyer. Hetimet e deriatëhershme çonin në konkluzionin që “personi me xhaketë të bardhë” të kishte qenë terroristi i cili nuk kishte hedhur veten në erë.
Ndërkaq, personi i paidentifikuar nga policia, pjesëmarrës në sulmin në aeroport dhe që mendohej se kishte hedhur veten në erë, sipas gjasave rezulton të jetë në arrati.