Aktori i njohur, Bes Kallaku ka shpjeguar misionin e tij në “Ferma Vip”. Me nota humori, ai theksoi se do të jetë më i urryeri nga fermerët, pasi do t’i organizojë ato në punët e përditshme të fermës.
“Unë do jem ai që do i zgjoj, unë do jem ai që do i torturoj, unë do jem ai që do i fus të punojnë, unë do jem ai që do i fus me kosit, që do i mësoj si të mjelin lopën, sepse këto janë eksperienca që unë i kam kaluar në jetë”, shpjegoi ai.
Fshati, siç ai thekson, është habitati i tij, ndaj në këtë format e gjen veten më mirë se kudo.
“Unë jam në habitatin tim duke qenë se deri në moshën 20-vjeçare kam jetuar me gjyshërit e mi në fshat, në Bubq, atëherë unë jam në habitatin tim”, theksoi ai.
Çizmet, sipas Besit, janë ogur i mbarë i karrierës, të cilat do e shoqërojnë edhe në këtë format.
“Oguri i mirë i të gjithë karrierës time artistike në daljen time televizive kanë qenë çizmet dhe unë e nis rrugëtimin tim në Vizion Plus te “Ferma Vip”, po prapë me çizme”, tha ai. “Për të gjithë shqiptarinë edhe shqiptarët mirserdhët në “Ferma Vip”. Si mund të jetë e mundur që të ketë katund dhe të mos jem i pranishëm unë?”, shtoi ai.
Megjithatë, sfidat e këtij formati do të përcaktohen nga Agai./vizionplus.tv