Elia Zaharia ka reaguar sot për emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH lidhur me procesin gjyqësor. Zaharia theksoi se seanca për të dhe princ Lekën për urdhër mbrojtje të ndërsjellët u shty pasi prokuroria nuk kishte sjellë raportin e saj mjekoligjor.
Reagimi i plotë i Elia Zaharias:
“Nuk mund të bëj dalje publike pasi jam në procese gjyqësore! Ju lutem që mos ketë deformime, seanca për mua dhe Lekën për urdhër mbrojtje të ndërsjellët u shty pasi prokuroria nuk kishte sjellë raportin tim mjekoligjor.
Është kërkuar nga avokatja të vihet në dispozicion, tani u kërkua edhe nga gjykata! Është thjeshtë procedure! Ndërsa për babin u zhvillua. Babi nuk ka kërkuar urdhër mbrojtje nga Leka, pasi nuk e ka konsideruar të nevojshëm për vazhdimin e kësaj marrëdhënie të përfunduar. Kërkesën për urdhër mbrojtje ndaj tij e ka bërë vetëm Leka dhe gjykata e ka lënë në fuqi.
Ju a shkruaj këto pasi çfarë nuk është trilluar këto ditë në panele me njerëz që prezantoheshin si miq tanët e që unë nuk i kam takuar kurrë! Seanca sot ka lidhje vetëm me urdhër mbrojtjen jo me kallëzimin penal. Ajo është tjetër çështje që i takon prokurorisë,” përfundon Elia Zaharia.