Një 28-vjeçar nga Fieri u ndëshkua me masë administrative prej 70 mijë lekësh të rinj, ndërsa gjatë kontrollit të dokumentacionit të mjetit luksoz, ai nuk i është bindur forcave të rendit.
Kanë qenë disa efektivë policie që e kanë ndaluar mjetin tip “Audi” pa targa.
“U largua gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit, ndëshkohet me masë administrative 70 000 lekë dhe procedohet penalisht për mosbindje ndaj urdhrit të Policisë, 28-vjeçari. Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja” i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip “Audi”, pa targa, që drejtohej nga shtetasi A. A., 28 vjeç, banues në Fier.