Drejtësia për vrasjen e Endri Mustafës duket se ende nuk do të vijë, pasi autori i dyshuar i kësaj vrasjeje, Ibrahim Lici, ka fituar lirinë nga autoritetet turke pas gati 1 muaj e gjysme qëndrimi në qeli.
Por, pavarësisht këtyre dy veprave penale të kryera në Turqi dhe veprave të rënda penale për të cilat dyshohet në Shqipëri, për të cilat autoritetet shqiptare kanë përcjellë drejt Turqisë një dosje voluminoze me qëllim ekstradimin e tij drejt vendin tonë, ai sërish është lënë i lirë.
Për gjithë këtë proces pala shqiptare nuk ka marrë asnjë informacion pavarësisht se procedurat e ekstradimit kishin nisur.
Aktualisht Shqipëria ka marrëveshje ekstradimi me vetëm 5 shtete SHBA, Angli, Itali, Spanjë dhe Kosovë ndërsa në rastet e tjera përfshin këtu edhe Turqinë vepron sipas ligjit për marrëveshjet juridiksionale me autoritetet e huaja për çështjet penale.
Ibrahim Lici është një nga më të kërkuarit e policisë shqiptare, i cili akuzohet për një mori vrasjesh përmes atentateve në Shkodër. Më e fundit ishte ajo e Endri Mustafës në vitin 2021 në zonën e Livadheve në Shkodër.
/f.s