Rrymat e ftohta kontinentale edhe sot do të ndikojnë gadishullin e Ballkanit duke sjellë stabilitet të motit në territorin e Shqipërisë.
E Enjte , 21 Mars 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 0/14°C
– Zonat e ulëta 3/18°C
– Zonat bregdetare 7/19°C
Kosovë
Kosova për dt. 21 Mars 2024 do të ketë kthjellime dhe vranësira. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 1°C – 4°C në mëngjes deri në 14°C – 16°C gradë Celsius në mesditë.
E Premte , 22 Mars 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira shtresore të dendura. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 3/13°C
– Zonat e ulëta 6/18°C
– Zonat bregdetare 8/19°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari