Ajri që thithim çdo ditë po përkeqësohet nga viti në vit.
Raporti për cilësinë e ajrit në vitin 2023 e rendit Shqipërinë në vendin e 7-të në Europë për nivelin e lartë të ndotjes së ajrit, ndërsa në botë renditet e 60-ta.
Përqëndrimi mesatar vjetor i grimcave të imta apo PM2.5 është 16.7 mikrogramë për metër kub, shifër kjo trefish më e lartë nga kufiri I vendosur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, që nuk duhet të kalojnë 5 mikrogramë për metër kub.
Edhe vendet e rajonit nuk paraqiten më mire.
Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia kryesojnë listën si vendet më të ndotura në Europë. Kosova renditet në vendin e 17-të.
Vetëm 9% e 7812 qyteteve të marra në studim plotësonin standardin e OBSH-së, mes të cilëve ishin Australia, Estonia, Finlanda, apo Zeilanda e Re.
Ekspertët e shëndetësisë botërore thonë se ndotja e ajrit është kërcënimi më i madh mjedisor për shëndetin e njeriut, duke shkaktuar një në çdo nëntë vdekje në mbarë botën.
Ata raportojnë se ndotja e ajrit është përgjegjëse për rreth 7 milionë vdekje të parakohshme në botë çdo vit, ndërsa shumë sëmundje përkeqësohen prej tij.
/f.s