Policia e Shkodrës arrestoi 52-vjeçarin Ndriçim Bicakani sepse u gjet duke peshkuar në Liqenin e Shkodrës duke përdorur gjenerator.
Goditja me energji elektrike është një nga mënyrat e jashtëligjshme të përdorura vazhdimisht në liqen, një mënyrë që pothuajse shkatërron faunën.
Arrestimi është bërë nga policia në bashkëpunim me punonjësit e Agjensisë së Mbrojtjes së Mjedisit. Në cilësinë e provës u sekuestrua një varkë, motori i ujit dhe gjeneratori.