Gjykata e Posaçme e Apelit refuzon kërkesën për lirim nga qelia të Klodiaj Rjepajt, ish-zv.ministrit të Shëndetësisë. Rjepaj kërkoi zëvendësim të masës me një masë më të butë, me argumentin se tashmë hetimi ka përfunduar dhe se dosja do të dërgohet në gjykatë.
Në të njëjtin gjykim në Apel Rjepaj kundërshtoi edhe vendimin e Shkallës së Parë për zgjatjen e afatit të hetimit ndaj tij me 1 muaj e 15 ditë.
Klodian Rjepaj është marrë i pandehur nga SPAK për “shpërdorim të detyrës” dhe “falsifikim të dokumenteve” në dosjen e “Sterilizimit”.
/f.s