Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar dy kërkesa për referendum në Tiranë të Partisë Demokratike. Bëhet fjalë për referendumit për ndërtimet në hyrjen e Liqenit Liqenit Artificial, dhe ai për parkimin nëntokësor tek Parku “Rinia”.
Anëtarët e djathtë në këtë komision ishin pro mbajtjes së referendumit. Por pas votimit të parë që rrëzoi kërkesën e artikukuar nga Jamarbër Mallezi, kreut të departamentit të Mjedisit në PD, kanë braktisur mbledhjen.
Anëtarët e tjerë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i kanë vlerësuar antikushtetuese kërkesat, pasi referendumi mund të mbahet mbi një çështje të caktuar, por jo mbi vendime që janë marrë, siç në këto raste ka vendosur këshilli Bashkiak i Tiranës.
KQZ është duke diskutuar aktualisht një tjetër kërkesë të përfaqësuesve të PD, për referendum për ndërtimin e këndit të lojërave tek Liqeni.