Avokati Spartak Ngjela është pjesë e tryezës së organizuar nga Lulzim Basha dhe Partia Demokratike ‘Harku i Euro-Atlantizimit’. Ngjela tha se PD është e vetmja alternativë që ka e djathtë, megjithatë edhe ajo është e cunguar.
‘Janë tre apo katër aspekte që duhen ndryshuar. Nëse individëve të caktuar bashkimi iu krijon frikën se nuk do triumfojnë personalisht nuk vlejnë. Politika është luftë idesh. Këtu kanë frikë nga idetë e reja jo tani por që nga 45’. Këto janë ato monarkitë që kanë kaluar, nga Zogu tek Enveri, nga Enveri tek Saliu. Çdo të thotë monark? Nuk është kurora, është politika që ka monarku. Heq kë të dojë, vë kë të dojë. Këto të fundit janë edhe populiste. Ua futi Enveri edhe e mori edhe ky tjetri që vjen vërdallë se nuk ka parti. Nuk kupton se është i arrestuar. Asnjë ide. E vetmja shpresë që ka e djathta është Partia Demokratike, nuk është në formën që duhet të ishte.
PD që ishte e çau Saliu. Edhe po të mos ishte e çarë nuk ishte e fortë. Tani na duhet një parti e fortë që të krijojë bashkimin. Bashkimi është politik. Jo absolutizëm jemi akoma në absolutizëm. Nuk zhvillohet kombi. Kriza politike është krizë individësh sepse janë pa ide. Opinioni është i mjegulluar. Nuk ka program. Duhet të paktën që PD që ka një karakter klasik që vlen shumë në politik duhet të jap mundësinë e kësaj devize. Duhet të ketë një skemë konkrete që të thërras individë me vlerë. Përballë keni partinë e Enver Hoxhës, jo të Ramës. Nuk e rrëzuan dot sepse doli Saliu për të qenë Enveri.
Saliu krijoi absolutizëm dhe donte pushtet absolut. Dashuria e liderve shqiptarë për kultin e invdivid. Saliu donte të bërtisnin Sali, Sali ti je bota, broçkulla. Nëse kjo është një mbledhje që krijon bashkim bravo na qoftë, nëse krijon ndarje asgjë. Për të krijuar një bashkim politik, eksperienca e perëndimit na ka thënë që një parti klasike e bën. Pse nuk bie Partia e Punës? Nuk bien partitë klasike. Kjo që është këtu është parti e Enver Hoxhës. Kush do krijojë votat përqindjet e mëdha në opinionin publik. Na duhet një parti klasike. Ja ku e keni Lulzim Bashën.
Është i aftë ta bëjë apo jo? Varet nëse do ftoj të tjerët. Nuk ka kohë më deri në zgjedhje, sepse kuptohet Rama e zvarrit çështjen që të shkoj me këtë formacion politik deri në zgjedhje. E ka në dorë e djathta. Të dalim në një konkluzion, që ti përgjgjemi pyetje anglo-saksone: Bari i mirë na thuaj ku? Çështja që do trajtohet më tej se si do jetë bashkimi i liderve, ku? Por marrëveshja duhet jetë juridike. Marrëveshja të jetë koncept juridik i bashkimit. Të ketë karakter statutor dhe liberal.
Të gjitha këto nuk bëhen dot në një mbledhje. Të bëjmë edhe një mbledhje tjetër dhe të krijohen grupe për të sjellë ide në funksion të fushatës elektorale. Edhe pasi të krijojmë një PR, kundërshtarët i tremb sa është përqindja e simpatizantëve. Pa bërë bashkimin nuk e kuptojmë dot. Bashkimi në momente të caktuar është politika më e lartë, në funksion të votave. Ajo që më shqetëson është cili do jetë sistemi zgjedhor. Duhet sistem joproporcional, sistem anglosakson. Të kthehemi tek ligji, një për një. Ballë për ballë. Vetëm ai krijon figurat. Ligji proporcional nuk krijon figurat. Individi i neutralizuar nga forcat e partisë. Individi duhet të jetë gjenerim idesh.’
/f.s
…….me këtë anglo-saksonen, na hëngre mu në bythë o Taku Ngjela….
Në fillim vitet ‘90, të shkonte kur e thoje, dhe prokurorët e gjykatesit e aso kohe, kishin frikë nga ti kur u përmendje termin anglo-sakson, mbasi ishin pa formim dhe të indoktrinuar nga periudha e tyt eti dhe e satëme, nderkohë që ti u thoje edhe ca fjalë e terma në anglisht e italisht…..
Por tani, pas 30 e kusur vitesh ?
Ke mbetur prapa Taku. Je plakur. Pranoje.
Shko në Rogner, pi kafe, bëj llogje e bëj llafe,,por mo na çaj më bythën me synopse e mëndjellira që na çave zallin përditë.