Sa fonde kanë përfituar bashkitë nga donatorët? Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku në emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv bëri një renditje të bashkive duke nënvizuar ato që kanë thithur më shumë fonde nga jashtë.
“Berati ka marrë më shumë fonde nga Donatorët. Përmeti, Tirana, Gjirokastra. Kanë qenë vgjilente me shkrimin e projekteve. Duhet të bashkërendojmë punën dhe të bëjmë pak shkëmbim mes njëra tjetrës. Nëse bashkitë mbledhin 40 mln euro nga projektet në vit do kishte shumë impakt në jetën e qytetarëve”.
Në qershor do të rriten pagat për punonjësit e bashkive. Lajmin e dha në emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku.
“Kemi ndarje të nivelit të pagave me 5 nivele. Në qershor do ketë rritje pagash. Rritje të qenësishme. Pagat jo më shumë se 10% më pak se Tirana. Tirana nuk lëviz me pagat, është në nivelin e barabartë me ministritë. Ne do luftojmë që edhe bashkitë e tjera ti afrohen këtij niveli”, tha Mazniku.
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku i ftuar në emisionin ‘Frontline Interview’ me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv ka deklaruar se borxhi i bashkive është ulur me 60% që nga 2015.
/f.s