Kryeministri Edi Rama priti sot Todd D. Robinson, ndihmëssekretar i Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL). Lajmin e bën me dije ambasada e SHBA në Tiranë e cila shkruan se të dy diskutuan për bashkëpunim të fortë midis vendeve.
“Ndihmës Sekretari Todd Robinson u takua me kryeministrin Edi Rama për të nënvizuar bashkëpunimin e fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe diskutoi rëndësinë kritike të forcimit të shtetit të së drejtës, rëndësinë e pavarësisë së gjyqësorit dhe avancimin e reformës në drejtësi”, shkruan ambasada./m.j