Tre shqiptarë janë dënuar pasi policia gjeti një magazinë kanabisi në Kortrijksestraat të Belgjikës.
Magazina u zbulua rastësisht më 25 nëntor të vitit 2022 pasi shpërtheu një zjarr. Sipas medias së huaj, kreu i grupit është dënuar me 2 vite burg.
Një qark i shkurtër shkaktoi zjarrin në magazinë dhe forcat zjarrfikëse mundën të shuajnë me shpejtësi flakët, por në momentin e shuarjes së flakëve kanë gjetur një magazinë me kanabis.
Aty ishin fshehur 1102 bimë kanabisi, kurse në kuzhinë policia gjeti një agjendë me orare kultivimi dhe letra me udhëzime, të dyja të shkruara në shqip.
Në momentin e zjarrit, tre të dyshuarit u arratisën përmes një vrime në mur dhe vetëm pas një kërkimi të gjatë mundën të arrestoheshin.
Prokuroria ka llogaritur se nga plantacioni janë fituar 593 mijë euro. Mësohet se 33-vjeçari M.C. e ka marrë me qira magazinën me emër të rremë.
Ai është dënuar me 2 vjet burg dhe 16 mijë euro gjobë. Gjithashtu, do t’i konfiskohen edhe 5000 euro. Prokurori Publik kërkoi edhe masën e mëtejshme të paraburgimit, me të cilin gjyqtari ra dakord.
Shqiptari i dytë, 34-vjeçari J.C. dënohet me 12 muaj burg. Ai do të marrë edhe një gjobë prej 8000 euro dhe do t’i konfiskohen 600 euro. Ai do të dënohet vetëm për pjesën e mbetur, nga 21 deri më 25 nëntor.
Një burrë i tretë, i cili nuk u paraqit kurrë në gjykatë, mori të njëjtin dënim si J.C..
Ata do të duhet t’i paguajnë operatorit të rrjetit elektrik për energjinë e konsumuar ilegalisht një shumë provizore prej 30,000 euro, pasi ngriti një padi civile./m.j