Në një intervistë për gazetarin e ‘Shqipëria Live’ në Top Channel, ish-banori i ‘BBV3’, Bardhi, ka thënë se marrëdhënia me Sarën jashtë shtëpisë po shkon shumë mirë.
Më tej ai tha se këtë periudhë po jetojnë në Tiranë dhe se janë njohur me familjet e njëri-tjetrit.
Po a do të kemi një dasmë së shpejti në Kumanovë?
“Nuk e dimë ende”, u shpreh Bardhi.
I pyetur për një koment lidhur me deklaratat e bëra nga babai i Sarës, ai tha: Më erdhi shumë keq, dhe isha në krah të saj.. Për mua nuk do kisha dashur të ndodhte ajo që ndodhi sepse ishte shumë e shëmtuar dhe e turpshme. Unë besoj se Sara është shumë vajzë e fortë dhe shembull për shumë vajza.