Ka dalë videoja e atentatit ndaj studentit të policisë Gjergj Ndërshtiqaj e kunatit të tij Gjon Nika. Mbi 80 plumba u qëlluan ndj tyre ndërsa dyshja deklaroi në poici se nuk kishin dijeni kush i kishte qëlluar dhe se nuk kishin probleme me askënd.
Atentati ndodhi në fshatin Grudë e Re teksa dy të rinjtë sapo kishin parkuar mjetin.
Në videon e publikuar nga Shqiptarja, Gjon Nika duket që largohet me vrap ndërsa Ndërshtiqaj fshihet pas makinës.
Pas të shtënave me breshëri makina merr flakë ndërsa Ndërshtiqaj arrin të largohet në çast duke shpëtuar nga zjarri.
Gjergj Ndërshtiqaj prej dy vitesh ka qenë punonjës i policisë së Shkodrës që përdorte dronin duke mbikëqyrur sipërfaqe të mëdha toke në Malësinë e Madhe ku janë zbuluar parcela me kanabis.