Kryedemokrati Lulzim Basha thotë se PS dhe Rithemelimi po bëjnë Pazar pasi duan të ruajnë Kushtetutën e vitit 2008 dhe se nuk i duan listat e hapura . Sipas tij, Rama ka vetëm një qëllim nga kjo marrëveshje, që të ruajë pushtetin politik.
Ndërsa sa i takon deputetëve të grupit Berisha, mes tyre edhe ata të Bardhit, Basha thotë se kërkojnë të kapin ndonjë “karrige me votat e plakut se s’i ndihet ca ndodh pastaj me plakun”, referuar këtu Sali Berishën në arrest shtëpi për aferën Partizani.
“Pse shqiptaret duhet të jenë të lumtur me këtë Pazar? Përkundrazi, për turpin e tyre po pranojnë të kthehen në një fasadë për Edi Ramën që të ruajnë kushtetutën e 2008-ës dhe të ruajnë listat e mbyllura, dhe të ruajnë kontrollin politik së bashku me atë tjetrin dhe në këtë mënyrë të sigurojnë një monopol politik për veten e tyre. I kanë të qarta gjërat, Edi Rama do të vazhdojë i pashqetësuar pushtetin.
Ky tjetri gëzohet me shpresën e vakët dhe të rreme, se po e konsideron partner. Ndërsa këta të tjerët thonë 2025-sa iku, të kapim një karrige me votat e plakut se pastaj s’dihet se çfarë ndodh me plakun”, tha Basha./m.j