Elisa Spiropali, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, feston sot 41-vjetorin e lindjes.
Ministrja është surprizuar nga kolegët, të cilët i kanë dhuruar edhe lule.
“Me ndjesën që nuk kam mundur t’i kthej përgjigje të gjithëve, falënderime kolegëve, miqve dhe dashamirësve për urimet në ditën e lindjes”, shkruan Spiropali krahas fotove që ka shpërndarë në Facebook.
Ministrja mori pjesë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ku u arrit dakordësia me Rithemelimin për ngritjen e dy komisioneve hetimore, për rrjedhjen e të dhënave nga TIMS dhe PPP në Shëndetësi.