Behet e ditur se një makinë është gjetur e djegur pak minuta pasi u mësua se ish polici I burgjeve Gentjan Bejtja u ekzekutua në shtëpinë e tij në Larushkë të Fushë Krujës.
Makina u gjet e djegur në fshatin Hasan. Dyshohet se ka lidhje me autorët e krimit.
Njoftimi i policise
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 15.03.2024, në fshatin Larushk, Krujë, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi G. B.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar/m.j