Mbledhja e radhës së Konferencës së Kryetarëve do të mbahet këtë pasdite në orën 16:00, e cila pritet të finalizojë dakordësinë e arritur mes PS dhe Rithemelimit.
Konferenca e kryetarëve ishte caktuar më 13 mars, 1 ditë pasi u dakordësuan parimisht për 2 komision hetimore, – për koncesionet në shëndetësi dhe rrjedhjen e të dhënave dhe ngritjen e një nënkomisioni për Reformat, por u shty pasi palët nuk arritën t’i vënë vulën marrëveshjes.
Atë ditë Konferenca e Kryetarëve u shty me kërkesë të të gjitha palëve, ndërsa Gazment Bardhi sqaroi në mbledhje deputetët e tij se puna kishte ngecur te përcaktimi i objekteve të komisioneve dhe mënyra sesi do të ngrihet nënkomisioni për Reformat ndërsa para mediave nuk fshehu dilemën se negociatat edhe mund të dështojnë.
/f.s