Shorti i çerekfinaleve të Champions Leagye në Nyon ka siguruar përballje spektakolare në rrugën drejt tempullit të futbollit “Wembley”.
Goglat kanë vendosur të bëjnë bashkë skuadrën më të mirë të momentit, Manchester Cityn dhe Real Madridin, në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa Atlético Madrid do të luajë kundër Borussia Dortmund.
Nga ana tjetër, PSG do të përballet me Barcelonën kurse Bayern Munich do të ndeshet me Arsenalin.
Çiftet
Arsenal – Bayern Munich
Atletico Madrid – Borussia Dortmund
Real Madrid – Manchester City
PSG – Barcelona
Gjysmëfinalet:
Atletico Madrid/Borussia Dortmund – PSG/Barcelona
Arsenal/Bayern Munich – Real Madrid/Manchester City.
/f.s