rahja brutale e një vajze 15-vjeçare, të cilës i përplasën kokën në trotuar më shumë se një herë gjatë një sherri ka shkaktuar tronditje në Misuri të SHBA-ve.
Viktima e sulmit brutal të së premtes së kaluar po lufton për të qëndruar gjallë. Ajo ndodhet në gjendje kritike në spital pasi ka pësuar lëndime në tru.
Siç shihet edhe në video, viktima ka filluar të dridhet pasi i kanë përplasur kokën disa herë në rrugë.
Pas publikimit të videos së rrahjes së ndodhur pranë gjimnazit të Misurit, avokati i shtetit kërkoi që 15-vjeçarja i arrestuar të gjykohej si i rritur.