Një 27-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë në Londër. Ai është identifikuar si Bajram Luli, siç raporton BBC.
I riu u gjet i gjakosur brenda makinës dhe u dërgua në spital. 27-vjeçari ishte i plagosur, por fatkeqësisht ndërroi jetë më vonë për shkak të plagës.
Sipas një dëshmitari që kishte parë ngjarjen, një person u fut brenda makinës së viktimës dhe u largua. Më pas nga mjeti doli edhe vetë Bajram Luli duke mbajtur me dorë plagën në zonën e barkut, raporton “Standard”. Ky person i panjohur dyshohet se goditi me thikë shqiptarin. Ngjarja është filmuar edhe nga një kamera e sigurisë në zonë.
Ndërsa policia britanike ka publikuar një foto të autorit të dyshuar pranë një stacioni metroje, të cilin kërkon ta marrë në pyetje.
Deri tani nuk ka asnjë person të arrestuar apo akuzuar zyrtarisht për vrasjen.
/a.r