Gazeta belge HLN shkruan se ka qenë një taksist ai që ka sinjalizuar Policinë për çantën-bombë të gjetur në lagjen “Schaerbeek” në verilindje të qendrës së Brukselit. Sipas kësaj gazete, taksisti në fjalë kishte marrë një person të dyshimtë në makinën e tij, i cili i kishte thënë ta dërgonte në destinacionin ku u gjet bomba.
Taksisti, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur pritet të japë një dëshmi kyçe në zbulimin e terroristit që nuk e hodhi veten në erë në sulmet e Brukselit. Policia belge gjeti eksploziv me gozhdë në çantën e braktisur në “Shcaerbeek” dhe simbole të të ashtuquajturit “Shteti Islamik”.