Juli i ka kërkuar llogari Heidit ditën e sotme pse nuk reagoi kur Ledioni e cilësoi si Helena e Trojës, për të cilën luftojnë ai dhe Romeo.
Teksa ndodheshin në oborr, Juli tha se kjo është marrë në një konotacion tjetër brenda shtëpisë, sikur ata të dy luftojnë për Heidin për ta futur në shtrat.
“Në prime duhet të kishe reaguar. Unë nuk kam hyrë mes jush për të marrë me të çuar në krevat ty. Kështu është me qenë Helena e Trojës. Këtë duhet ta kishe thënë aty. Ashtu po merret këtu tani. Ti duhet të reagoje aty”, tha Juli.
Heidi është prekur nga kjo deklaratë dhe ka shpërthyer në lot, ndërsa Romeo e mori përdore duke e larguar në një cep tjetër shtëpisë për t’u qetësuar.
/a.r