Një i ri shqiptar është ekzekutuar mbrëmjen e të hënës në kryeqytetin britanik.
Ai është me origjinë nga Peqini dhe kisha pak kohë që kishte mbërritur në Shtetin Ishull. Policia Metropolite e cila po heton këtë vrasje nuk ka të arrestuar për ngjarjen apo zbulimin e motivit.
Ekzekutimi i Bajram Lulit e çon në dy numrin e shqiptarëve të vrarë në Angli gjatë këtyre tre muajve të parë të 2024. Bledi Petraj 37 vjec u godit me thikë për vdekje në rrugën Queen Elizabeth’s Drive, N14 në Veri të Londrës më 4 Shkurt 2024.
Një ditë më pas, Kozma Papa 21 vjeç, banues ne Yate, Bristol, u arrestua dhe doli përpara “Willesden Magistrates Court”, i akuzuar për vrasjen e Bledi Petrajt./tch