Çështja e 21 Janarit do të hetohet nga SPAK, por sërish gazetari Fatos Mahmutaj e sheh me skepticizëm zbardhjen e plotë të kësaj dosje.
Gjatë një interviste në “News Line”, në ABC News Fatos Mahmutaj nënvizoi se deri më tani është luajtur ‘ping-pong’ me këtë çështje prej disa muajsh dhe vetëm pas detyrimit nga Gjykata e Lartë, SPAK mori përsipër për të kryer hetimi për ish-kryeministrin Sali Berisha, Ndrea Prendin dhe Lulzim Bashën.
“Është në momentin e duhur për t’u rivendosur drejtësia që ka mungua në hetimet e mëparshme dhe gjykimet e mëparshme. Gjithsesi nuk jam optimist për SPAK. Jam skeptik sepse SPAK është një prokurori si gjithë të tjerë, dhe shohim që po luhet ping pong me prokurorinë e Tiranës. Le të themi që SPAK prej muajsh luan ping pong duke mos e marrë përsipër.
Tani është detyruar nga Gjykata e Lartë për të marrë dosjen dhe kryer hetime për tre persona. SPAK duke qenë një prokurori si gjithë të tjerat dhe jo autoritare dhe këtë e ka treguar me dosjen paralele që ka pasur për Berishën lidhur me kompleksin” Partizani”.
Ndërkohë kur kemi korrupsion të hapur dhe një vepër penale të kryer në vazhdimësi. Kemi falsifikim dokumentesh, dhe një sërë veprash penale që lidhen me shpërdorim detyre, pra SPAK përdor standarde të dyfishta. Kemi kryetar komunash për tendera në burg dhe abuzimi që ka bërë familja Berisha është shumë më i madh”, ka thënë gazetari Fatos Mahmutaj./m.j