Jul Deda është përplasur sërish me Heidi Bacin në dhomën e ndenjës, duke i kërkuar të dalë jashtë bashkë me Romeo Veshaj se i kanë çmendur me historinë e tyre.
Heidi iu kthyer duke i thënë se janë ata (banorët) që po i çmendin, teksa pyet Julin nëse u kënaq që është ndarë me Romeon.
Në debat ka ndërhyrë dhe Romeo, duke e cilësuar aktorin e humorit ‘maniak’ dhe ‘burrë të keq’.
Pjesë nga diskutimet:
Juli: Merrni njëri-tjetrin dilni nga shtëpia se na çmendët
Heidi: Ju na keni çmendur
Juli: Ec, shkoni në lixha
Heidi: Ju na keni çmendur
Juli: A ju kemi çmend, ikni nga shtëpia
Heidi: Ku të shkoj? Unë po flas për vete. Fol me mua. Ne jemi të ndarë. Ke dasht me na pa si dy të ndarë, jemi të ndarë
Juli: S’më intereson hiç ça je ti
Heidi: A je kënaq?
Juli: A jam i kënaqur unë? Edhe këtë ma the?!
Heidi: Po jemi nda, janë arsyet tona
Juli: Viktimizohuni, qani të dy tani
Romeo: O mashkull i keq! O maniak!
Juli: Telenovela Bidai
Romeo: Si s’të vjen zor, ke gocën mosha e saj
Juli: Pusho, mos e përmend gocën time
Romeo: Si nuk të vjen zor
Juli: Je pis! Ça ke me gocën time
Romeo: Sepse e ke thënë vetë ‘mosha juaj kam fëmijët’
Juli: A dole dhe ti këtu e? Do me përdor fëmijët e mi. Mu largo, mbaj distancë
Romeo: Je i pafytyrë, burrë i keq
Juli: Hajde se do dalësh, do e kuptosh çfarë përdoruesi je/m.j