Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi thotë se marrëveshja me PS është arritur vetëm në parim pasi ende nuk ka një vendimarrje konkrete.
Bardhi tha se marrëveshja prek komisionet hetimore dhe reformën zgjedhore, por nuk përfshin reformën në drejtësi.
Ai tha se negociatat janë zhvilluar me institucionet dhe jo me Ramën sic e kanë quajtur disa përfaqësues të vetë Rithemelimit.
“Është një lajm i mirë që pas 5 muaj rezistencë të deputetëve të opozitës për këtë arrogancë të mazhorancës këta të fundit kanë reflektuar dhe po diskutojmë çështjen. Është vendimmarrje në parim, nuk është çështje e mbyllur.
Ramë dakord për ngritjen e Komisioneve Hetimore për ndërhyrjen e paligjshme në të dhënat personale të sistemit TIMS, që çdo ligj që kërkon 3/5, si ligji për reformën zgjedhore, të diskutohet në një komision apo strukturë të posaçme që do të ngrihet në Kuvend në dakordësi të grupit të PS dhe PD. Që Parlamenti, ngritja e Komisioneve Hetimor të rrëzuara me arrogancë dhe sigurisht marrja në shqyrtim e projektligjeve të propozuara nga deputetët.
Do të mblidhet sërish nesër Konferenca e Kryetarëve”, tha Bardhi.
/f.s