Kina, Rusia dhe Irani bashkojnë forcat në lojëra lufte, në atë që duket të jetë një mesazh i qartë për perëndimin. 3 shtetet aleate, po zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake pranë Gjirit të Omanit. Ministria e jashtme në Pekin tha se qëllimi i operacionit të pagëzuar, “Brezi i sigurisë detare, 2024” është që të fuqizohet bashkëpunimi dhe të garantohet bashkarisht siguria rajonale detare. Sakaq, Rusia theksoi se stërvitja do të përfshijë luftë anije dhe avionë lufte.
“Qëllimi kryesor i manovrave ushtarake është të përforcohet siguria e aktivitetit ekonomik detar”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes në Rusi.
Rusia bëri të ditur se një grup luftanijesh të Moskës të udhëhequra nga raketahedhësja e flotës në paqësor, Varyag, kanë mbërritur në Iran për të marrë pjesë në stërvitje.
Sakaq, Pekini njoftoi përmes një deklarate se do të dërgojë shkatërruesin raketor Urumqi dhe fregatën Linyi.
Stërvitjet ushtarake zhvillohen në një moment tensionesh të larta në rajon, për shkak të luftës në gaza dhe sulmeve të vazhdueshme ndaj anijeve tregtare në detin e kuq, të ndërmarra nga rebelët Huthi.
Javën e kaluar lideri Huthi Abdul Malikal-Houthi tha se që prej 19 tetorit të vitit të kaluar, rebelët kishin lëshuar403 raketa ose dronë duke shënjestruar 61 anije.
Autoritetet amerikane kanë shprehur shqetësim mbi forcimin e lidhjeve ushtarake mes 3 vendeve. Ish-Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura Mark Milley ka thënë se Kina, Rusia dhe Irani do të jenë një problem i madh përgjatë viteve në vazhdim për Uashingtonin.
/a.r