Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferaj i ftuar në “Real Story” në ABC News, komentoi deklaratën e të Ngarkuarit me Punë të Ambasadës së SHBA-ve në Shqipëri David Wisner për kthimin në normalitet të parlamentit shqiptar.
Xhaferaj thotë se me rikthimin ne normalitet të Parlament nuk fiton kryeministri Edi Rama apo opozita, por Kushtetuta dhe Shqipëria.
“Me Berishën nuk bëhet dhe pa Berishën nuk bëhet. Nëse flasim mbi fakte, kem i pasur dy teste elektorale, tregohet se Berisha është faktor elektoral. Po të shohim faktorin elektoral, Berisha ka peshë. Deri më tani kemi kërkuar kthimin normalitet të seancë plenare. Për të sotmen na duhej normaliteti. Për të fituar, nuk ka fituar as Rama dhe as opozita, por Kushtetuta.
Më lart se e drejta Kushtetuese, nuk ka. Nëse opozitës i mohohen të drejtat institucionale edhe dhuna politike mund të pritet, thuhet sipas studiuesve. Mes një parlamenti që funksionon dhe atij që nuk funksion, do investohej tek ai që investohet. Këtu fitoi Shqipëria dhe të gjitha palët. Në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar kam thënë që ne si opozitë brenda tetorit duhet t’i kthehemi normalitetit”, tha ai.
“Një Parlament plotësisht funksional, ku përfaqësuesit e zgjedhur punojnë në mënyrë konstruktive në emër të popullit, është vendimtar për të përmbushur të gjitha këto objektiva”, ka theksuar Wisner pas takimit me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla./m.j