Kryeministri Edi Rama do të mbledhë Asamblenë e Partisë Socialiste në qytetin e Durrësit më 17 mars.
Mbledhja do të zhvillohet në orën 11:00, ndërsa është zbardhur edhe axhenda e takimit të socialistëve, ku fokus do të jenë anëtarësimet e reja dhe rienergjizimi i partisë.
I pari që do të marrë fjalë gjatë Asamblesë do të jetë kryeministri Edi Rama, ndërsa do të miratohen edhe dy projekt udhëzime./m.j