Kjo e hënë ka regjistruar një mot tejet të përkeqësuar në Vlorë.
Era fryn me shpejtësi 25 deri 35 metra në sekondë, ndërsa fuqia e dallgëve ka arritur në 7-8 ballë brenda në gji. Fuqia e dallgëve është rreth 9-10 ballë jashtë gjirit të Vlorës dhe ka arritur një lartësi 3.5 jashtë gjirit.
Era e fortë fryn me drejtim jug-juglindje dhe ka shpërndarë rërën e detit në gjithë zonën e Lungomares.
Po ashtu ajo ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike për orë të tëra në Orikum, ndërsa në Dukat e Llogora energjia mungon prej 20 orësh.
Era e fortë dhe mjegulla ka krijuar vështirësi edhe në qarkullimin e mjeteve.
/a.r