Gjiri i Durrësit vijon të jetë i ndikuar nga kushte hidrometeorologjike të paqëndrueshme, shoqëruar me reshje dhe erë të fortë me drejtim Jug-Juglindje, Jug-Jugperëndim.
Po ashtu shpejtësia ka variuar nga 24-45 m/s, çka ka bërë që mbrëmjen e kaluar të mos ketë lundrim të trageteve nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas.
Referuar udhëzimeve nga autoritet detare janë marrë masat për sigurimin e mjeteve lundruese që ndodheshin të ankoruara në kalatat portuale, me qëllim shmangien e çdo avarie.
Në orët në vijim pritet përmirësim i kushteve të motit dhe rikthimin gradual në normalitet edhe për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit.
/a.r