Pasi ka dënuar sulmet terroriste të Brukselit, Vatikani ka bërë me dije se rituali për Pashkët nuk shtyhet.
Konfirmimi ka ardhur nga zëdhënësi i shtetit papal, Federiko Lombardi.
Ai ka dhënë një konferencë për mediat ku ka deklaruar se nuk mund të tërhiqemi përballë terroristëve.
“Nuk i dorëzohemi terrorrizmit. Nuk do të ketë asnjë ndryshim në ritualin fetar të javës së Pashkëve” – ka deklaruar në Konferencën e shtypit në Vatikan drejtori i Zyres së Shtypit Federiko Lombardi.