Sali Berisha është tërbuar keqas nga vizita treditore e Kryeministrit Edi Rama në Shkodër. Duke folur në orën e zakonshme nga ballkoni i shtëpisë ku ndodhet në arrest, ai ka reaguar në lidhje me takimet që pati kryeministri Edi Rama në Shkodër, ndërsa e cilësoi këtë të fundit një diskriminues. Ai tha se nuk ka pasur sundimtar tjetër më diskriminues se sa Rama për veriun e Shqipërisë.
Demokrate e demokratë, qytetare e qytetarë.
Kthesa e madhe që kërkohet nga ne është jetike për përmbysjen e diktaturës së dytë, që bazohet në aleancën e pushtetit me krimin, bandat e tij, që bazohet në vjedhjen e qytetarëve shqiptarë dhe drogën.
Kjo betejë është jetike, është vendimtare dhe kërkon nga ne sakrifica për të cilat ne kam bindjen se do të jemi të gatshëm ti bëjmë.
Ne nuk mund të pranojmë që një e keqe e madhe të rritet para syve tanë, të nxijë të ardhmen tonë, të shkretojë këtë vend sa asnjë luftë, sa asnjë pushtim në historinë e saj.
Edi Rama ishte në Shkodër.
Shkoi në Shkodër pasi poshtëroi qytetin më keq se një pushtues, apo pasi e pushtoi atë me banda, pasi i grabiti votën me vrasësit serialë Bajrit, me Pëllumb Gjokën dhe banditë të tjerë.
Shkoi në Shkodër njëlloj si një pushtues i lig, kapardisej,
E vërteta është se Shkodrën dhe jo vetëm Shkodrën, por kurrë ndonjëherë veriun e Shqipërisë nga Fushë Kruja gjer në Vermosh nuk e ka diskriminuar një sundimtar tjetër sa e ka diskriminuar Edi Rama.
Nuk e ka shkretuar një njeri tjetër, sa e ka shkretuar Edi Rama.
Miqtë e mi!
Investimet 10-vjeçare të Shkodrës, epiqendra e veriut janë disa herë më të ulëta se ato të bashkisë Divjakë.
Në të gjithë veriun nuk ekziston absolutisht asnjë projekt i ri i nisur, përveç se zvarritjes dhe mospërfundimit të një serie projektesh në vazhdim.
Vendosi taksën në Rrugën e Kombit.
Gjeni kund 100 metër rrugë nga Miloti në Rrëshen që të jetë zgjeruar.
Ka 1 muaj që jep një lajm se po përfundon ura e Kukësit, ura që ka filluar të paktën 6 vite më parë.