Mirror shkruan se kjo është fotoja më prekëse nga sulmet terroriste në Belgjikë.
Një çift përqafohet, të çliruar nga fakti se i kanë mbijetuar sulmit në stacionin e metrosë.
Por pak centimetra më tutje është i shtrirë një person, i plagosur rëndë.
Ai ka zgjatur dorën në agoni, duke kërkuar ndihmë.
Pasi ngushëllojnë njëri-tjetrin, çifti kthehet menjëherë dhe i jep ndihmë personit të plagosur rëndë.