Kryetarja e Komisioni Parlamentar për Politikën e Jashtme, deputetja Arta Dade ka shprehur ngushëllimet e saj drejtuar familjarëve të viktimave që humbën jetën në Bruksel gjatë sulmeve të kësaj të marte.
“Ne jemi pranë Qeverisë e parlamentit belg si edhe shprehim solidaritet të palëkundur për Parlamentin Europian e Komisionin Europian në kapërcimin e këtij momenti të vështirë.
Ne gjithashtu mbështesim angazhimin e Shqipërisë si pjesë e politikave të sigurisë së përbashkët të BE, por edhe si vend anëtar i NATO-s në luftën kundër terrorit. Do vazhdojmë të punojmë së bashku me aktorët vendas ,rajonalë e euroatlantikë për të garantuar më shumë siguri në vend, në rajon e në Europë.”- shkruhet në njoftim.